Johnny Depp dhe Amber Heard sërish ballë për ballë në gjykatë për një padi që vlen të paktën 50 milionë dollarë.

Gjyqi për shpifje nga aktori kundër ish-bashkëshortes së tij u hap sot në Virxhinia pas një editoriali që ajo vetë shkroi në vitin 2018 për Washington Post, në të cilin flitet për dhunën në familje.

Emri i Depp nuk përmendet asnjëherë në editorial, por sipas këtij të fundit, ai shkrim i ka shkatërruar karrierën. Procesi në Shtetet e Bashkuara pason atë në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2020.

Në atë rast Depp paditi tabloidin, por megjithatë e humbi gjyqin kundër The Sun, që e përshkroi atë si një person që rreh femrat e tij. Këtë herë padia është kundër vetë Heard. Në këtë gjykim do të jetë gjithashtu një juri që do të japë një vendim dhe jo vetëm një gjyqtar. Aktorja kishte kërkuar më parë që gjykata të pushonte çështjen, por një gjykatës vendosi që Depp të vazhdojë.

Çifti u martua në vitin 2015 pas vetëm 15 muajsh martesë, Heard bëri kërkesë për divorc duke pretenduar se ajo pësoi dhunë fizike kur ai ishte i dehur. Çifti u divorcua në janar 2017.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb