SHBA

Johnny Depp padit ish-gruan Amber Heard, duke kërkuar 50 milionë dollarë kompensim. Ylli i Hollivudit pretendon se Amber ka shpifur në lidhje me abuzimet fizike dhe psikologjike kundrejt saj.

“Zonja Heard nuk është viktimë e dhunës në familje”- thuhet në raportin e publikuar nga mediat amerikane. “Ndërsa Johnny Depp nuk ka abuzuar asnjëherë me bashkëshorten e tij, akuzat ndaj tij ishin false dhe pa baza”- vijojnë me tej.

Ylli i ‘Piratëve të Karaibeve’ dhe Amber Heard u divorcuan në janar të vitit 2017 vetëm pas 15 muaj të martuar. Ambër akuzonte aktorin për dhunë fizike dhe se ai e kishte goditur në fytyrë me një iPhone duke u shkaktuar të nxira në sy.

Por sipas avokatit të aktorin, 33-vjecarja kishte shpifur për të përfituar shuma të mëdha parash për të përmirësuar karrirën e saj. Kujtojmë që pas divorcit me Johnny Depp, ish- bashkëshortja e tij fitoi 5.5 milionë dollarë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb