Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se perëndimi duhet t’i japë fund varësisë ndaj energjisë ruse.

Johnson gjithashtu është shprehur se udhëheqësit perëndimorë kanë bërë gabim duke e lejuar Vladimir Putin të fitojë me çështjen e Krimesë, duke u bërë në këtë mënyrë më i varur nga burimet ruse të energjisë.

Sipas Johnson varësia ndaj karburantit rus i ka dhënë më shumë pushtet Putin.

“Bota nuk mund t’i nënshtrohet këtij shantazhi të vazhdueshëm. Përsa kohë perëndimi është i varur ekonomikisht nga Putini, ai do të bëjë gjithçka për të shfrytëzuar këtë mundësi”, ka thënë më tej ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb