Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe homologu irlandez, Leo Varadkar konfirmuan se parashikonin një rrugë drejt një marrëveshjeje të mundshme për çështjen e kufirit irlandez, njoftuan ata në një deklaratë të përbashkët pas një takimi për Brexit.

Në javën e tretë të datës së parashikuar për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, dy drejtuesit theksuan se kishin zhvilluar një diskutim konstruktiv në përfundim të një takimi në Birkenhead, në veriperëndim të Anglisë.

“Pavarësisht disa ditëve diskutime teknike për kufirin irlandez pa zhvillime të mëdha, dy drejtuesit vazhdojnë të besojnë se një marrëveshje është në interes të të gjithëve”, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar në përfundim të një takimi në veriperëndim të Anglisë, pranë Liverpulit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb