Pavarësisht situatës kaotike ushtria amerikane do të përfundojë tërheqjen e saj nga Kabuli më 31 gusht, por kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se planifikon të nxisë presidentin amerikan, Joe Biden të shtyjë afatin.

Tani për tani, Pentagoni nuk është në dijeni të ndonjë bisede mes dy liderëve, raporton “BBC”.

“Unë nuk jam në dijeni të bisedave specifike që kemi pasur në lidhje me afatin,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ai më tutje shtoi se ata janë në komunikim të vazhdueshëm me Talebanët në lidhje me aktivitetet amerikane në Aeroportin Hamid Karzai në Kabul.

Talebanët kanë kërcënuar sot me një ‘reagim’ nëse SHBA-ja ose Britania e Madhe zgjasin afatin për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: