LONDËR

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson tha se do të ketë masa më lehtësuese për qytetarët.

Johnson tha se njerëzit në Britani mund të shkojnë për vizita tek të afërmit, mund të përdorin tualetin e tyre, ndërsa shtoi se duhet që të respektojnë distancat sociale.

Ai theksoi se po ashtu qytetarët duhet që të lajnë shpesh herë duart, me qëllim që të kenë më pak mundësi transmetimi të virusit.

“Mund të bëni vizita familjare tek të afërmit tuaj. Mund të përdorni edhe tualetet atje.

Por, gjithcka duke respektuar distancat sociale, duke u kujdesur për higjenën personale dhe larë shpesherë duart”, tha kreu i qeverisë britanike përpara gazetarëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb