‘Ne duhet t’ja bëjmë të qartë Rusisë se një pushtim i mundshëm i Ukrainës do të ishte një hap katastrofik’, kështu është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson teksa ka folur për krizën në Ukrainë.

Johnson ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin, se një  lëvizje e tillë do të ishte një hap i dhimbshëm dhe i përgjakshëm, teksa theksoi se një konflikt i tillë do të shkaktonte një ‘Çeçeni të re’.

‘Një pushtim i Ukrainës do të ishte një hap katastrofik. Ne këtë duhet t’ja bëjmë shumë të qartë Kremlinit. Një pushtim i tillë do të ishte një aferë e dhimbshme, e dhunshme dhe e përgjakshme dhe do të përfundonte në një Çeçeni të re’, tha ai.

Nga ana e tij zëdhënësi i Johnson tha se Londra nuk kishte plane të dërgonte në Ukrainë trupa.

ndërkohë vendet e NATO-s kanë vendosur forcat e tyre në gatishmëri dhe dërguan anije dhe avionë luftarakë për të forcuar mbrojtjen në Europën Lindore, kundër aktivitetit ushtarak rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb