Kryeministri britanik Boris Johnson u premtoi votuesve gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019 se qeveria e tij nuk do të rrisë taksat ndaj individëve. Ai gjithashtu premtoi se do të merrej me rritjen e financimit të kujdesit shëndetësor, të cilat parashikohen të dyfishohen gjatë 20 viteve të ardhshme ndërsa popullsia e Mbretërisë së Bashkuar plaket.

Por sot Johnson theu një premtim për të mbajtur një tjetër.

Në një fjalim para ligjvënësve ai tha se qeveria e tij kishte marrë vendimin “e vështirë, por të përgjegjshëm” për të rritur taksat për punëtorët, punëdhënësit dhe disa investitorë për të forcuar sistemin e kujdesit shoqëror të kombit dhe për të hedhur një litar shpëtimi financiar për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, ku ngarkesat janë shtuar gjatë pandemisë COVID-19.

Për vite të tëra, Partia Konservatore e Johnson ka mbrojtur taksat e ulëta dhe madje është zotuar se nuk do t’i rrisë ato për të financuar kujdesin social në manifestin e saj të 2019.

Por rritja e kostove të kujdesit dhe shëndetit kanë rënë kryesisht tek individët në MB, ku një në shtatë persona paguajnë më shumë se 100,000 paund (138,000 dollarë) për të financuar kujdesin për të rriturit e moshuar, të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara, sipas qeverisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: