“Joker: Folie à Deux” vjen me Joaquin Phillips duke u transformuar edhe një herë në Arthur Fleck – një rol historik – në karrierën e tij.

Shtimi i Lady Gaga-s në vazhdimin e shumëpritur të filmit të suksesshëm të 2019-ës ka bërë që shtypi i huaj të përpiqet të kërkojë qoftë edhe një foto të saj si Harley Quinn.

Me rastin e festës së të dashuruarve, regjisori i filmit, Todd Phillips u bëri një nder fansave të filmave “Joker” dhe publikoi për herë të parë një foto të Lady Gaga-s nga filmi. Përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, Phillips i jep pamjen e parë Harley Quinn-it të ri të Lady Gaga-s.

Klipi vjen nga një skenë puthjeje mes personazheve të Gaga-s dhe Phoenix-it. Në muajin gusht, këngëtarja konfirmoi pjesëmarrjen e saj në filmin e ri përmes një postimi që bëri në rrjetet sociale. Ishte promoja e parë nga ‘Joker: Folie à Deux’ dhe konfirmoi se ajo do të jetë përkrah Joaquin Phoenix.

  • foto galeri
  • foto galeri

Duke folur për Harley Quinn-in e ri, Margot Robbie, e cila luajti Lady Gaga-n, tha: “Gjithmonë kam dashur që Harley të jetë ai rol që u shkon aktorëve të mëdhenj. Si me Batmanin dhe Makbethin, Lady Gaga do të bëjë një punë fantastike”.

Detaje rreth komplotit të filmit nuk janë bërë ende të ditura. Sidoqoftë, data e premierës tashmë është shpallur dhe është 4 tetor 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: