Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke komentuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës kundër referendumit serb në Kosovë, theksoi se e gjithë kjo ka qenë ide e Albin Kurtit. Sipas saj Kurti ishte i vetëdijshëm se nëse do të lejonte të votohej, shumica e serbëve në Kosovë do ta rrethonte opsionin “Po”.

Brnabiç, duke folur në televizionin publik serb, e ka përdorur Kurtin si një ‘joker’ për të nxitur serbët që të votojnë ndryshime në Kushtetutën e Serbisë në referendumin e nesërm.

“Është e qartë se Kurti do të ishte i lumtur nëse nesër do të fitonte opsioni ‘Jo’, sepse është e qartë se shumica do të votonte për ndryshimin e Kushtetutës. Me këtë ai tregoi qartë se është për opsionin ‘Jo’, dhe kjo flet mjaft për qytetarët që janë kundër referendumit dhe si duhet të votojnë”, tha ajo. Më tej ajo tha se “vendet e QUINT-it kanë treguar se nuk mund t’i bëjnë asgjë Albin Kurtit, sepse kanë thënë se kanë provuar gjithçka, por nuk ia kanë dalë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb