Tabllotë masive të Joni Krajës nga cikli “This is the end” përmes kërleshjes së mrekullueshme të ngjyrave sjellin në Strasbourg fundin pozant, drejt një fillim të ri. Gjate muajit maj 2018, galeri AGORA në Keshillin e Evropes ne Strasbourg, i ofron publikut një ekspozitë personale të artistit shqiptar Joni Kraja titulluar “This is the end” 2 maj-1 qershor 2018, në këtë ekspozitë artisti nuk i paraprin publikut për të pasë pritshmëri mbi subjekte dhe përmbajtje. Titujt e luajnë më së miri këtë rol. Theksimi i elementeve dhe i parimeve të artit, gjesti, spontaniteti, improvizimi dhe ngjyrat paraprijnë ndjesitë e gjithkujt që i vëzhgon. Publiku do të ndeshet me shenja gjestuale të artistit. Madje rritmi i vëzhgimit të pikturave do të udhëhiqet prej tyre. Kam mendimin se lehtësisht publiku do të zbulojë dhe improvizojë në mënyrë surreale ndjesitë e veta mbi pikturën abstrakte të artistit modern Joni Kraja. Veprën e tij mund ta kuptojmë sipas thënies së Greenberg-ut që “Nëse mjeshtrat e herëshëm krijuan një iluzion të hapësirës në të cilën mund të imagjinohej ekzistenca e qenies dhe lëvizja, modernistët krijuan një iluzion të ri të hapësirës, në të cilin të duket sikur mund të kalosh përmes syrit vëzhgues”. Stili modern i espresivizmit abstrakt të ditëve tona është rrjedhojë e atij modern tradicional të shek. XX. Artisti Joni Kraja e respekton të shkuarën, duke sjellë një gjuhë vetjake përmbajtësore përmes abstragimit te “This is the end”. Ai, në vargun e tabllove të tij, theksoi atë çka Picasso vëren se “Nuk ka arte abstrakte. Duhet gjithmonë të filloni me diçka. Pas kësaj ju mund të hiqni të gjitha gjurmët e realitetit”. Titulli “This is the end” është fillesa e përmbatjes. Objektet shumëlëvizës janë gjurmët e subjektit. Gjesti është forma dhe ngjyra ndjesia e artistit Joni Kraja, që pastron në këtë cikël gjithçka që na lidh me realitetin.” shprehet Suzana Varvarica Kuka, kritike dhe historiane arti, ne pershkrimin e saj kuratorial ne katalogun qe shoqeron prezantimin e ekspozites.

Më 7 maj 2018, në galeri Agora të Këshillit të Evropës u organizua një vernissage, me praninë e vetë artistit Jon Kraja, Zonjës Liri Kopaci di Michele, Drejtore e Divizioni të Barazisë në Këshillin e Evropës dhe mbështetëse e këtej eventi ne Keshillin e Evropes, Ambasadores së Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërise pranë Këshillit të Evropës, Zonjës Albana Dautllari, si dhe shumë të ftuar funksionarë të Këshillit të Evropës, Ambasadore dh perfaqësues të misioneve diplomatike të akredituar në Strasbourg, presidentja e Klubit te Artit Amicale, në Këshillin e Evropës, Zonjës Katarina Bikard, miq dhe admirues të artit nga Strasburgu.

Në fjalën e saj të hapjes, Zonja Liri Kopaci-di Michele theksoi: „ kur pashë për herë të parë punët e Jon Krajes, u mahnita nga përdorimi mjeshtëror i ngjyrave – tonet dhe nëntonet e blusë, jeshiles, së kuqes , së zezes , së verdhës – dhe më pëlqen ti quaj ato njëqind nuancat e Jonit… Joni Kraja pikturon sipas rregullave të veta, jashtë konformizmit. Ai i jep ngjyrës emocionet dhe perceptimin e tij . .. . Kur i sheh këto piktura është e vështirë ti harrosh – fuqia vizuale është shumë e madhe . Cdokush, por të pakten unë , nuk qëndroj dot si një shikuese pasive dhe indiferente – punët e Jonit më bëjnë të mendoj , të endërroj, të fantazoj. Prandaj desha ti ndaj këto emocione me miq e kolegë në Keshillin e Evropes në Strasbourg“ .. me tej shtoi „ 2018 është viti i trashëgimisë kulturore evropiane , dhe besoj se dhe kjo ekspozitë është një kontribut modest në rrugen e inkurajimit të më shumë njerëzve për të zbuluar dhe per t’u angazhuar me trashegiminë kulturore Evropiane, duke përfshirë atë shqiptare, dhe mënyrën se si kjo trashegimi modelon identitetin tonë. Joni identifikohet me ekspresionizmin modern abstrakt, një formë e artit te ndaluar në Shqipërinë komuniste. Besoj se kjo e ben punën e tij akoma më interesante për skenën e artit modern në Shqiperi e jashtë saj.. „

Ndërkohë që Ambasadorja Dautllari e vuri theksin në vlerat integruese dhe talentin që artistët shqiptare përcjellin në skenen evropiane dhe ku padyshim renditet dhe Jon Kraja. Ajo i ftoi të pranishmit të zbulojne artin shqiptar por dhe vlerat turistike të Shqipërisë.

Aktiviteti zgjati rreth një orë e gjysëm dhe të pranishmit patën rastin të shkëmbejnë mendime me artistin, të diskutojnë mbi tekniken e veprave të prezantuara në ekspozite por dhe mbi artin dhe kulturën në përgjithësi.

Joni Kraja (lindur 1970) lindur në një familje artistesh dhe rritur në periudhen komuniste, ka zhvilluar një stil origjinal, personal në artet pamore dhe skenografi, udhëhequr nga kërkimi autodidakt, larg konformizmit. Ai krijon vepra të fuqishme dhe surprizuese, Joni Krajen e preokupon e panjohura, universi, misteri i objekteve të pajeta, të cilat e udhëheqin në hapësira të paeksploruara të krijimit. Joni Kraja punon në studion e tij private në Tirane në pikture, grafike, instalacion, design, skenografi dhe përfaqësohet nga Gallery 70 Contemporary Art.
foto 3

foto 4

thumbnail_Ekspozita 1

thumbnail_Jon Kraja Vernissage 7 may 2018

thumbnail_Joni Kraja
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: