Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj janë bashkë, e këtë e ka pranuar publikisht vetë dyshja.

Të veshur të dy njësoj, me kostum sportiv, çifti ka realizuar një kërcim në Tik Tok. Videon e ka publikuar dhe në Instagram këngëtarja Maliqi, duke treguar kështu harmoninë mes tyre.

Kujtojmë se, pak ditë më parë çifti udhëtuan drejt jugut, mirëpo medias nuk i shpëtuan detajet që tregonin, se ata ishin rikthyer bashkë. Ndërkohë, siç duket nga postimet e fundit, Jonida ka filluar ta pranojë hapur lidhjen me aktorin e njohur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb