IZRAEL 

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka performuar për herë të parë në Izrael, në provën e saj të parë. Ajo këndoi këngën e saj “Ktheju tokës” në skenën izraelite.

Maliqi, veshur me një fustan të zi zbukuruar me ar dha një performancë me zë të plotë dhe plot magji. Zëri shpresëdhënës i Shqipërisë do të këndojë e 14-ta në gjysmë-finale të enjten më 16 maj në Expo Tel Aviv në Izrael.

Rreth Jonida Maliqit

Jonida Maliqi është diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe ka studiuar violinë dhe kitarë. Ajo më herët ka fituar shumë çmime kombëtare, duke fituar çmimin e parë në festivalin për fëmijë dhe ngjarjen muzikore shqiptare “Kënga magjike”.

Ajo jo vetëm që performon si artiste solo, por gjithashtu ka kënduar në zhanre të ndryshme në Shqipëri. Përpos se këngëtare, ajo është gjithashtu prezantuese duke organizuar disa shfaqje muzikore dhe vallëzuese në televizionin shqiptar. Me 435 000 ndjekës të Instagram, ajo është ikonë mode dhe ka influencë në Shqipëri, shkruan kanali “Eurovizion.tv”.

  • foto galeri

Çfarë ndodhi në skenë

Skena e errët me ngjyrën e kaltër dhe të kuqe dominuan performancën e Jonida Maliqit. Kënga e saj mbart dramën e një historie të sinqertë të emigrimit. Skena herë pas here ka imazhe të shiut dhe të zjarrit.

Pak përpara se të përfundojë performanca, një shqiponjë shfaqet në ekran. Jonida Maliqi është këngëtarja kryesore, ndërsa natën e performancës zyrtare pritet të shoqërohet edhe nga 3 persona të tjerë në skenë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb