Nuk është hera e parë që miqësitë mes personazheve të njohura të showbiz-it marrin fund sa hap e mbyll sytë, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë më parë.

Ajo që nisi si një miqësi e ngushtë në bankat e shkollës mes Jonida Maliqit dhe Alba Danaj, përfundoi në një “luftë” virtuale, e jo vetëm, mes dy fashionist-eve. Kohët e fundit, e gjithë vëmendja jonë është përqendruar tek Koronavirusi, por në fillim të marsit, pak ditë para se të hynim në karantinë, lajmi i krisjes mes tyre nuk mund të mos bënte bujë.

Këngëtarja i është kthyer kësaj çështjeje, ku ka deklaruar ” As nuk dua ta bëj fare personazh atë që donte të bëhej publike, sepse kam prova që mund t’i shkatërroja jetën. Por, nuk dua të bëj keq në këtë jetë, që të mos gjej keq. Gjithsesi, e pret gjykata, sapo të mbarojë pandemia,”-përfundoi ajo

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb