TIRANE

Jonida Maliqi ditën e fundit është duke kaluar disa ditë pushime në një nga qytet më të bukura në botë Marrakesh, Marok aty ku ndërthuren natyrshëm tradita me modernitetin.

Çdo park, çdo tempull, çdo shesh e çdo restorant gjithçka që ka prekur e vizituar nga afër Jonida e ka ndarë edhe me fansat e saj në rrjetet sociale. Por një foto e saj me dy majmunë të lidhur me zinxhirë preku ndjeshmërinë e adhuruesve të kafshëve dhe mori shumë kritika prej tyre.

Pas akuzave e mesazheve dërguar këngëtares, Jonida e ka fshirë foton e mëparshme dhe ka postuar një të re nga Marrakeshi, shoqëruar me një mesazh ku ka kërkuar falje.

Untitled 2
Untitled 2

“Kanë ardhur në adresën time shumë akuza për mungesën e ndjeshmërisë ndaj kafshëve. S’më duket normal sensi ekstrem i gjykimit, por mirëkuptoj ndjeshmërinë tuaj ndaj fenomenit që më ka bërë të reflektoj. Kërkoj ndjesë nëse kam prekur ndjeshmërinë e dikujt. Ishte një kalim i thjeshtë pranë një majmuni, kafshë që e kam dashur që fëmijë! Nuk mendova gjatë, dalja në foto ishte spontane dhe s’kishte për qëllim evidentimin e zinxhirëve që nuk i kisha vënë re. Mendoj si ju! Është e gabuar që kafshët të lidhen me zinxhirë. Mendoj që edhe moda dhe pasioni për fotografinë duhet të kapërcejnë tundimin për të dalë në foto me një kafshë që abuzohet. Por s’do të ishte në fuqinë time ta ndryshoja fatin e asaj kafshe. Ajo që mund të bëj për t’ju respektuar juve dhe për të thënë timen mbi fenomenin është të fshij foton.
Sikurse njerëzit, edhe kafshët duhet të jetojnë lirinë si dhuratën më të madh
Faleminderit për mirëkuptimin!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: