TIRANE

Mbrëmjen e kaluar në Tel Aviv është mbajtur një ceremoni madhështore, ku të pranishëm ishin të gjithë pjesëmarrësit e edicionit të këtij viti në Eurovizion.

Të pranishëm ishin 41 këngëtarët që do të konkurrojnë në festival. Të gjithë sytë e shqiptarëve ishin nga Jonida Maliqi, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”.

Kur bëhet fjalë për veshjen Jonida Maliqi nuk zhgënjen asnjëherë. Ajo është një prej vajzave me më shumë stil në skenën shqiptare dhe nuk kaloi pa vëmendje as në tapetin e Eurovizionit. Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë vjollcë me një rrip si ylber.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb