TIRANE

Sot djali i Jonida Maliqit mbush 8 vjeç. Vitet kanë kaluar shpejt e Dan është rritur dhe është bërë një djalë bukurosh. Këngëtarja me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar vogëlushin e saj dhe kujton sa shpejt ikën vitet. Jonida shkruan se ai është ekzistenca e saj dhe frika më e madhe që më kaplon në çdo moment të ditës.

“Para 8 vitesh, jeta ime ndryshoi rrënjësisht sepse u bekova me ty dashuria ime. Fjalët nuk e përshkruajnë dot ndjesinë kur të kisha pjesë të trupit tim e aq më shumë momentin kur të pashë të preka për të parën herë. Ti je ekzistenca ime, dashuria, dhimbja, lumturia dhe frika me e madhe që me kaplon në çdo moment të ditës❤️?Zoti qoftë përherë pranë teje siç jemi ne familja jote ëngjelli im Dan!”- shkruan Jonida në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: