TIRANE

Të ngatërrosh moshën apo emrin e personazheve të njohur është një prej gjërave që ndodh më shpesh, madje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Nuk janë të rralla edhe rastet kur vetë personazhet janë prezantuar me emra të tjerë në publik, ndërkohë që të tjerë kanë në pasaportë.

Jinid A
Jinid A

Edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi, ashtu siç e kemi njohur të gjithë, nuk paska këtë mbiemër në pasaportë. Sot, ajo ka postuar një foto nga pasaporta, në të cilën lexohet qartë mbiemri Maliqaj.

Së fundmi Jonida Maliqi ka shënuar një sukses tjetër të rëndësishëm të karrierës së saj muzikore. Ajo u shpall fituese e ‘Fest 57’ në RTSH dhe do të na përfaqësojë në Festivalin Europian me këngën e saj ‘Ktheju tokës’.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb