TIRANE – Lajmi që Jonida Shehu do të rikthehet në Top Channel është mësuar tashmë prej disa javësh. Vetë gazetarja dhe moderatorja nuk ka konfirmuar asgjë për projektin e ri që do ta rikthejë në ekran, por lajmet tashmë kanë pushtuar rrjetin.

Në fillim u mësua se Jonida do të rikthehej me një projekt që do të transmetohej orëve të vona “Jonida Podcast”. Emisioni i parë me intervistën e Eleni Foureira u transmetua në YouTube dhe shikueshmëria i kaloi pritshmëritë. Por nuk është vetëm kaq.

Blitz.al ka mësuar se sezonin e ri Jonida rikthehet në Top Channel me një program të ri, i cili mban emrin “Kabare” dhe do të transmetohet çdo të martë.

Të ftuar do të jenë personazhe të njohur ose jo, të cilët përveç intervistave apo historive personale, do të bëhen edhe pjesë edhe e show-t me këngë dhe performanca. Data e nisjes, ende nuk është përcaktuar, veçse rikthimi i Jonidës nuk ka më dyshim tashmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: