TIRANE

Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare Jonida Vokshi është bërë nënë për herë të parë! Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë bashkëshorti i saj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Besnik Krapi, partneri i Jonidës që me anë të një fotoje ka ndarë me të gjithë lajmin e bukur, teksa ka zbuluar edhe emrin e së bijës: Emi!

Mami Jonida dhe e vogla Emi janë mirë dhe gëzojnë shëndet të plotë, ndërkohë që Besniku nuk i ka kursyer disa fjalë zemre për bijën e tij dhe bashkëshorten, Jonidën.

“Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort … poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna. Po meniëherë u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e du fort, janë shnosh e mirë! Ju dojmë shumë krejtve e faleminderit për kujdesin! Shoqes teme t’ngushtë, Zoti ia dhashtë shnetën, lumtuninë e durimin. Neve na boftë prind’ krenar! Vendi i vet u krenoftë me të! @jonidavokshiofficial”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb