TIRANE

Tre ditë më parë Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë Dasma e dyshes tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për gjithë origjinalitetin dhe atmosferën e mirë që mbizotëroi gjatë gjithë kohës.

Shumë miq të famshëm të Jonidës dhe Besnikut publikuan momente të ndryshme nga dasma, por ato më të bukurat Vokshi vendosi t’i ndante me të gjithë ditën e sotme përmes disa fotografive. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto nga momenti i ceremonisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ka treguar se ky ka qenë momenti më emocionues në gjithë jetën e saj dhe ka falenderuar të gjithë që e bënë të vecantë atë ditë aq të rëndësishme për të. Jonida ka bërë dhe një dedikim për bashkëshortin e saj.

“Momenti më emocioues i jetës sime. Falenderimi i fundit i shkon Zotit që më ka bekuar me Besnik Krapin në jetën time!”, ka shkruar Jonida në mbyllje të falenderimeve të saj. Aktorja e njohur shqiptare e bëri publike lidhjen e saj me Besnik Krapin vetëm pak muaj më parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: