TIRANE

Jonida Vokshi ka zbuluar disa detaje mjaft interesante rreth mëmësisë dhe zgjerimit të familjes. Ditën djeshme moderatorja ka qenë e ftuar emisionin “Ftesë në 5”.

Ajo ka folur për eksperiencën e saj të re si nënë e një vajze. Jonida ka rrëfyer se ka qenë tepër e ndjeshme pas lindjes dhe tregon një rast ku është mbyllur në tualet e ka qarë një orë rresht.

“Në fillim kur Emi erdhi në jetë kishte një lloj qetësie kur Besniku e merrte në krahë dhe pushonte, kur e merrja unë qante. Thonë që kur mamatë janë lehona kanë ndjeshmëri më të lartë. Në një situatë më ndodhi që Emi nisi të qaje dhe sapo e mori Besniku në krahë pushoi. Mamaja ime pa të keq tha që: ja pushoi në krahët e babait. Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht. Por kjo gjë nuk ndodh më. Emi me të dy ka momentet e veta, nuk ka më pikë xhelozie”.

E pyetur se çfarë dëshiron që e vogla e saj të bëhet në të ardhmen, ajo tregoi se e frenon veten që ta orientojë Emin, sepse dëshiron që vajza e saj të zgjedhë vetë fushën ku është e aftë.

“Sa i ngjan Besnikut. E kam pasur shumë të vështirë ta pranoj. Por tani jam pajtuar me këtë fakt. Do doja shumë të më ngjante, por në fund të ditës ka totalisht hijen e Besnikut. Por kanë disa tipare që s’mund ta përcaktojmë ende se kujt i ngjan, por jam shumë e lumtur që Emi i ngjan Besnikut se ai është zgjedhja ime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: