Rreth 2 mijë persona morën pjesë në një protestë pranë Ambasadës izraelite në kryeqytetin jordanez, Aman, për të dytën ditë me radhë për të treguar solidaritet me popullin palestinez.

Gjatë protestës, ata brohorisnin parulla duke kërkuar dëbimin e ambasadorit izraelit, Amir Weisbord, lidhur me ngjarjet në Kuds dhe Xhaminë Al-Aksa.

Protesta u zhvillua në oborrin e Xhamisë Al-Kalouti, pranë Ambasadës së Izraelit në Aman, mes një pranie të madhe të forcave të sigurisë.

Forcat e sigurimit fillimisht u përpoqën të parandalonin mbajtjen e protestës, por lejuan që ajo të mbahet pasi numri i pjesëmarrësve filloi të rritet.

Tensionet kanë qenë të larta në lagjen Sheikh Jarrah të Kudist Lindor të okupuar që nga java e kaluar, kur kolonët izraelitë u futën pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët të cilët u ngritën në protesta solidariteti me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Në sulmet e Izraelit në Gaza natën e 10 majit, u martirizuan 24 persona, përfshirë fëmijë, dhe 103 tjerë u plagosën.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në 1980, një veprim që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb