Aviokompanitë nga Jordania dhe Bahrejni kanë njoftuar pezullimin e fluturimeve për në Bagdad deri në njoftimin e mëtejshëm, në kohën kur po përshkallëzohen tensionet në kryeqytetin e Irakut.

Royal Jordanian tha se vendimi ishte rezultat i situatës së paqëndrueshme të sigurisë, mirëpo fluturimet në Basra, Erbil, Najaf dhe Sulaymaniyah do të vazhdojnë si më parë.

Në mënyrë të ngjashme, Gulf Air i Bahreinit njoftoi se ndaloi fluturimet për në Bagdad dhe Najaf.

Njoftimet vijnë disa orë pas sulmeve ajrore amerikane pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, ku është vrarë komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb