Në çdo dalje të tij publike për mediat Panuçi insiston në faktin që termi miqësore nuk ekziston dhe nuk duhet të ekzistojë kur vishet fanella e Kombëtares. Italiani kërkon gjithnjë impenjim maksimal por jo gjithnjë e ka marrë ketë përgjigje nga lojtarët, dhe jo gjithnjë e ka respektuar këtë ide të tij pasi eksperimentimet e shumta kanë bërë që Shqipëria të dështojë në shumë raste, madje dhe keqazi si në dy miqësorët kundër Kosovës dhe Ukrainës.

Ndaj Jordanisë është një tjetër test të cilin Panuçi kërkon ta shfrytëzojë në maksimum për të përgatitur si duhet takimin kundër Izraelit. Futbollistët që ka grumbulluar dhe formacioni i cili pritet të zbres në fushë të krijon një ide që italiani nuk dëshiron kurrsesi të rrëshkas në këtë miqësorë pasi çdo hap fals i Kombëtares në këtë pikë është një minus i madh për të dhe për pozitat ku ndodhet.

Skepticizmi i cili rrethon Panuçin është i madh dhe një paraqitje jo pozitive në këtë miqësorë do të ngarkonte edhe më shumë një ambient jo të mirë që rrethon atë dhe Kombëtaren. Nëse në këtë miqësorë Panuçi e ka një mundësi të fundit të eksperimentojë, por kurrsesi të dështojë, ndaj Izraelit në transfertë është testi më i rëndësishëm për të si trajner dhe për vazhdimësinë Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb