Jordania njoftoi se po vendoste një “ndalim të përkohshëm” në platformën e mediave sociale TikTok, një ditë pasi një oficer policie u vra gjatë përleshjeve me protestuesit që shpërthyen për çmimet e larta të karburantit.

Drejtuesit e kamionëve nisën një grevë javën e kaluar për të protestuar ndaj çmimeve të larta të karburantit në mbretërinë arabe. Greva dhe protestat janë përhapur në disa qytete anembanë Jordanisë. Përleshjet shpërthyen në shumë qytete, ndërsa policina përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Videot nga greva dhe protestat vërshuan TikTok dhe Drejtoria e Sigurisë Publike e Jordanisë tha se po pezullonte aplikacionin popullor “pas keqpërdorimit të tij dhe dështimit për t’u marrë me publikimet që nxisin dhunë dhe çrregullim”.

Shërbimi i internetit u ndërpre gjithashtu në qytetet Maan, ku u vra oficeri i policisë dhe Karak. Të dy kanë parë protesta kundër rritjes së karburantit.

Ndërkohë, Mbreti Abdullah II i Jordanisë u zotua të “merret me vendosmëri” me të jashtëligjshmit. “Ne nuk do të tolerojmë dhunën kundër personelit tonë të sigurisë, i cili punon ditë e natë për të mbrojtur Jordaninë dhe jordanezët”, tha ai në një deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb