Jordania është zotuar se do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar lirimin e pilotit të kapur nga militantët e Shtetit Islamik pasi rrëzimit të avionit të tij në Siri.

“Al-Rai”, gazetë e përditshme qeveritare, ka shkruar se qeveria e Jordanisë është duke bërë gjithçka të mundur për të liruar pilotin që tashmë është në duart e ISIS.

Kaseasbeh, 26 vjeç, ka qenë duke kryer sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, kur avioni i tij luftarak F-16 është rrëzuar të mërkurën pranë qytetit të Sirisë, Raka, i cili është kryeqyteti de facto i ISIS. Uashingtoni ka hedhur poshtë pohimet se militantët kanë rrëzuar aeroplanin me raketë.

(News 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: