Jordania njoftoi sot rifillimin e fluturimeve të para me 22 vende të klasifikuara “të gjelbëra” duke nisur nga 5 gushti, pas më shumë se katër muajve ndërprerje të fluturimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Qeveria kishte hartuar së fundi një listë me 22 vende me një situatë epidemiologjike me rrezik të ulët, drejt dhe nga të cilat mund të autorizohen fluturimet.

Gjatë një interviste me televizionin shtetëror al-Mamlaka , e publikuar sot, kryetari i bordit të Komisionit të Autoritetit Rregullator të Aviacionit Civil, Haitham Misto theksoi se këto fluturime do të rifillojnë nga 5 gushti.

Lista e vendeve të gjelbëra përfshin Austrinë, Kanadanë, Kinën, Qipron, Danimarkën, Estoninë, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Groenlandën, Islandën, Irlandën, Italinë, Letoninë, Malajzinë, Maltën, Monakon, Zelandën e Re, Norvegjinë, Zvicrën, Tajvanin dhe Tajlandën.

“Udhëtarët që vijnë nga këto vende duhet të kenë kryer një test PCR para nisjes’, theksoi Misto.

Ministri jordanez n i Transportit, Khaled Seif theksoi se Ministria e Jashtme ishte në kontakt me vendet e interesuara për rifillimin e fluturimeve dhe se Jordania po priste konfirmimin e rifillimit të fluturimeve.

“Temperatura e pasagjerëve do të merret me ardhjen e tyre në aeroport, ku gjithashtu do të duhet të kryejnë një test”, shtoi ministri.

Më 17 mars, autoritetet pezulluan fluturimet ndërkombëtare dhe mbyllën aeroportet për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Më shumë se 1 150 raste kontaminimi janë njoftuar zyrtarisht, 11 prej të cilëve kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb