Pas skandalit të tradhëtisë me Tristan Thompson, Jordyn Woods raportohet të ketë gjetur ngushëllim tek ish-partneri tjetër i Khloe Kardashian, James Harden.

James dhe Khloe kanë qenë në një lidhje për 8 muaj, gjatë vitit 2015-2016. Jordyn është shprehur se Khloe qenë në dijeni të takimit të saj me basketbollistin, madje ka ditur dhe faktin që Jordyn nuk është kthyer në shtëpi në mbrëmje.

Jordyn ka folur me shoqërinë e saj dhe i ka treguar detaje të takimit, mirëpo mësohet se Khloe nuk ka qenë aspak në dijeni.

Ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ ndihet e shkatërruar nga kjo tradhti e dytë, por të gjithë janë në pritje që Jordyn të zbulojë çdo gjë në lidhje me këto ngjarje në emisionin ‘Red Table Talk’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb