Deputeti i Partisë Socialiste Lavdërim Krashi, në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me situatën në Britani pas dorëheqjes së Boris Johnson dhe situatën në Shqipëri me krizën ekonomike dhe protestën e mbajtur dje nga opozita.

Në lidhje me situatën në Britani, deputeti Krashi ka sqaruar situatat të cilat kanë çuar deri në largimin e liderit të Konservatorëve dhe ka hedhur dritë mbi rregullat dhe atë që pritet të ndodhë deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri.

Ndërkohë në lidhje me situatën në vendin tonë, deputeti Krashi u shpreh se ashtu si shumë vende të tjera po përballemi me një krizë ekonomike, por se qeveria ka bërë carë ka mundur në ndihmë të qytetarëve.

Ai ka shtuar se protesta e djeshme është një e drejtë e qytetarëve dhe se kjo do ta bëjë qeverinë të reflektojë edhe para shtatorit kur pritej të merreshin masa e tjera, duke qenë se paketa e rezistencës tashmë ka mbaruar.

Situata në Britani
Kjo ishte një zhvillim i stuhishëm në politikën britanike, kjo nuk ishte hera e parë por ndodh një herë në një gjeneratë kur Theçer u largua nga qeveria dhe partia. Nuk ishte rrufe në qiell të hapur kishte disa kohë që po ndodhnin disa skandale.

Edhe pse fitoi bindshëm në zgjedhjet e fundit dhe krijoi i vetëm qeverinë, për fat të keq përveç një premtim të madh për të bërë Brexit dhe e bëri, për pjesën tjetër kishte pikëpyetje të cilat vinin brenda partisë. Para një muaji ishte partia që kërkoi votëbesim që ai e fitoi.

Nuk ishte i detyruar të jepte dorëheqjen por ishin disa skandale, më i fundit ka lidhje me një person që u akuzua nga drejtësia se kishte ngacmuar seksualisht dy djem të rinj dhe Johnson e promovoi për një detyrë të lartë, duke e ditur të gjithë. Në Parlament e mohoi të kishte dijeni, ndërsa lideri i opozitës i vërtetoi se kishte. Integriteti i tij u vu në dyshim.

Kjo mjaftoi për të hapur siparin e skandaleve, gjatë pandemisë ndërsa qytetarët kufizoheshin Johnson dhe kabineti i tij bënin parti në ambiente qeveritare, konservatorët britanikë kanë një qasje të veçantë si e zgjedhin apo largojnë liderin e tyre.

Ato kanë një komision kur shumica e parlamentit humbasin besimin tek ai kanë të drejtën të kërkojnë votë mos besimi dhe në rrafshin e zgjedhjeve vetëm dy tre muajt e fundit Johnson humbi bindshëm. Në Uells për shembull.

Frika e deputetëve konservatore ishte nëse vijonim me këtë lider në zgjedhjet e ardhshme do të humbim bindshëm.

A ndikoi kriza ekonomike në krijimin e një situate të tillë në Britani?
Britani e gjeti veten të vetmuar në pandemi dhe ka normën më të lartë të inflacionit sot, 9.2 përqind.Shumë e lartë na krahasim me vendet e tjera. Kjo ndikoi edhe në rënien e popullaritetit të Johsnon dhe qeverisë.

Një rritje e popullaritetit kishte pak muaj më parë me nisjen e luftës së Ukrainës dhe mbështetjen e qëndrimin e Johnson.

Largimi nga drejtimi i partisë dhe qeverisë e kërkojnë deputetët e partisë konservatore. Janë ata përgjegjës për zgjedhjen e liderit.

Lideri i ardhshëm i konservatorëve. Janë përmendur emra si Sekretarja Truss dhe figura të tjera. Si procedohet?

Komisioni i 1922 vendoset një kohë e caktuar që kandidatët të konkurrojnë. Nis një proces që grupi parlamentar i konservatorëve mban një raund votimesh derisa mbesin 2 kandidatë. Atëherë votohet në votim nga anëtarësia me rregullin një anëtar një votë.

E di që është spekuluar dhe shkon si procedurë deri në shtator se Parlamenti merr pushimet. Në kushte normale do zgjaste 5=6 javë.
Gjithsesi nuk do të shkojë mendoj deri në fund të shtatori, do ketë një përshpejtim për shkak të rrethanave.

Johnson donte të rrinte në pushtet deri në zgjedhjen e lideri të ri, sot është vetëm caretaker dhe nuk ka drejtë të marrë vendime të mëdha, vetë deputetet e tij e kundërshtuan

Zgjedhje të parakohshme?

Është krejt e kuptueshme. Ishte lëvizja e radhës e opozitës laburistë që ka qenë shumë aktive në 12 vitet e fundit por ka qenë në opozitë.

Tashmë ka një lider shumë karizmatik që ka mbështetje edhe nga konservatorët. Opozita Britani shfrytëzon rastin, i jepet një mundësi të hyjë në tregun e zgjedhjeve dhe në varësi se si do të shkojë situata, sepse edhe vetë brenda konservatorëve kërkojnë që Johnson të mos jetë as Caretaker.

Opozita a detyrimin mos ketë vakum në qeverisjen e vendit, ndaj lideri laburist po shpalos kredencialet si një kryeministër në hije që është i gatshëm të mbajë e detyrën nëse konservatorët dështojnë

Protesta e djeshme e thirrur nga opozita, kishte pjesëmarrës nga zona juaj, Klosi, Dibra. Çmund të thoni për këtë?

Në radhë të parë e drejta për të protestuar është fillestare në një demokraci. Jam i lumtur që u ushtrua nga shumë shqiptarë dje. Populli opozitar nuk mund të njehsohet me partitë opozitare. Presidenti para 2 vitesh kishte më shumë protestues se dje. Qeveri perfektë nuk ka, por qytetarët kanë të drejtë të dalin të protestojnë.

Për mua nuk ka kënaqësi më të madhe se të flasim për Rrugën e Arbrit, sepse të flisnim pse nuk është bërë. Nuk jam këtu ti jap kredo politike PS apo kryeministrit, por edhe pse rruga është premtuar nga shumë, qeveria e Ramës edhe kundër sugjerimeve të ekspertëve e ndërtoi.

Vështirësitë e paparashikuar a kanë çuar në një vonesë në përfundimin rrugës. ndërkohë që makthi i shkuarjes në Dibër ka mbaruar, nga 5 orë shkohet me 1 ose 1 orë e gjysmë.

Më pëlqen ta shoh gotën gjysmë plot. Edhe pse rruga nuk ka përfunduar, mos harrojmë që në gjatësinë e saj ka 2 ura madhështore të mbaruara me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Vështirësitë ekonomike dhe kriza.
Nuk duhet të harrojmë që kriza është botërore. Kush e kishte parashikuar që do të niste lufta dhe do të ishim ku jemi.

Janë shumë shtete që po përballen me këtë. Qeveria ka bërë sa ka mundur, ka dhënë paketën e rezistencës, gjithmonë ka vend për më shumë , një nga pikat e protestës dje ishte edhe kjo.

Jam i bindur që qeveria do të reflektojë dhe do të dalë me një paketë para shtatorit. Ndoshta nuk arrin të kënaqë të gjithë por të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin, dhe jorgani i Shqipërisë është ky që është.

Fytyra e vërtetë e një shteti matet me atë që bën për ata që nuk kanë mundësi, fëmijët të pamundurit dhe të moshuarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb