Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, komentoi edhe përplasjet që morën vëmendjen e opinionin publik mes tij dhe Armand Dukës.

Kryebashkiaku Veliaj tha se nuk e sheh Dukën si armik, por qëllimi i tij ishte të jepte një mesazh që zgjedhjet nuk mund të vidhen.

“Zoti Duka nuk është armiku im, por a janë gjërat më mirë, këtë duhet të shohim. Unë thashë se jorganin për një plesht nuk e djeg. Lojërat me sherifë që luhen në Shqipëri për të mbijetuar janë bërë pak bajatë., Ai nuk është armiku im por beteja për emancipim vazhdon. Jam i kënaqur që fitova betejën në Tiranë, absolutisht , unë doja të jepja mesazh. Betejën për Tiranën e fitova, Gjykata më dha të drejtë. Dua që sa kohë e drejtoj këtë qytet, pavarësisht ku është forumi ku bëhen zgjedhjet , ato të mos vidhet”, tha Veliaj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: