Jorginho ndërroi kah dje, duke kaluar nga Chelsea te skuadra e tjetër e Londrës, Arsenal. Mesfushori nuk shkoi vetëm te Gooners, pasi klubi do të ketë edhe një tifoze më shumë.

Bëhet fjalë për partneren e italianit, Catherine Harding. Harding është këngëtare britanike, yll televiziv dhe tekst-shkruese shumë e njohur.

Jorginho dhe Catherine janë në një lidhje që nga viti 2020, menjëherë pasi fituesi i Ligës së Kampionëve asokohe, u nda nga gruaja që kishte prej dy vitesh Natalia me të cilën kanë një djalë të vogël të quajtur Jax, lindur në vitin 2021.

Catherine  mund të jetë e njohur për disa si një konkurrente në The Voice. Ajo u shfaq në edicionin 2020 dhe këngëtarja arriti në fazën e nokautit përpara se të eliminohej.

Bukuroshja është aktive në rrjetet sociale, shpeshherë poston foto të partnerit nga jeta futbollistike, apo edhe gjatë pushimeve në vende të ndryshme.

0 Js289625161 1

0 Arsenal Target Jorginhos Sizzling Hot Wag Had Baby With Hollywood Star Jude Law

0 Arsenal Target Jorginhos Sizzling Hot Wag Had Baby With Hollywood Star Jude Law (1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb