TIRANE- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, me anë të një statusi në “Facebook” paralajmëroi dje se protesta e sotme e opozitës do të jetë paqësore. “Nesër (sot) do të protestojmë paqësisht ne dhe bizneset.

Bizneset e vogla që janë dëmtuar më shumë nga arbitrariteti e padrejtësitë, bizneset e vogla që me ndryshimet e Kodit Penal shkojnë dhe në burg e evazorët e mëdhenj nuk bezdisen, por lihen të lirë. Çdo biznes shpenzon çdo vit rreth 50 ditë me tatimorë, inspektorë, zyrtarë shteti që po i marrin frymën. Me ne janë dhe ato biznese të Medresesë e të tregut çam, që ulën qepenat se nuk ia dalin dot arbitraritetit të shtetit.

Plot 326 mln euro mungojnë nga të ardhurat e parashikuara këtë vit e për këtë nuk e kanë fajin bizneset e vogla! Ato nesër (sot) do të protestojnë paqësisht me ne! Në simbol të protestës së studentëve 25 vite më parë, në simbol të padrejtësive që po u bëhen sot pas 25 vitesh!”, – shkruan Tabaku.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: