TIRANE

Përmes një postimi në facebook, ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku, publikon tabelat ku dëshmohet sipas saj rritja e taksave për biznesin.

“Kur Ramavirusi premton ulje taksash ai po ju përgatit një skemë ku do të paguani oligarkët e tij.”- shkruan Tabaku në postimin e saj.

Postimi i plotë:
Që prej vitit 2013 Rama i premton shqiptarëve më pak taksa dhe më shumë punë. Mjerisht dhe paturpësisht ka dështuar prandaj gënjen sot siç gënjente dje.

Ai u premton bizneseve të vogla se do t’u ulë taksat por ndërkohë i detyron të paguajnë taksa e tarifa ekstra vetëm për PPP. Kjo është ironia e qeverisë Rama, heq taksat për buxhetin dhe rrit taksat që i shkojnë oligarkëve dhe u bëjnë dëm bizneseve dhe qytearëve.

Tarifa e inceneratorëve që paguan çdo qytetar dhe çdo sipërmarrës është prova e radhës. Prova se si një aferë korruptive ka zhvatur buxhetin e shtetit dhe po zhvat xhepat e shqiptarëve.

Për biznesin e madh tarifa Zoto është rritur mesatarisht me 15%, po aq është rritur dhe për biznesin e vogël nga 2-8 mln lekë nderkohë që për mikrobizneset (0-2 mln lekë) kjo tarifë është rritur me 64%.

Shembujt e sjellë në foton më poshtë marrin tre biznese të ndryshme. I pari paguan në 2020 10% më shumë taksa se në 2019, I dyti (një biznes I vogël) paguan një taksë 24% më të shtrenjtë (thuajse 4 mijë lekë më shumë) se sa vitin e shkuar ndërkohë që biznesi i tretë paguan një tarifë pastrimit 13% më të lartë se sa vjet.

Pra, kur Ramavirusi ju premton ulje taksash ai po ju përgatit një skemë ku do të paguani oligarkët e tij. Qytetarët nga taksat e tarifat paguajnë 51 mijë euro në ditë pronarëve të inceneratorit.

Bizneset po mbyllen, shqiptarët gdhihen çdo ditë e më të varfër. Por në 7 vjet ato kanë parë se veç dy gjëra të sigurta ka nën qeverisjen e RAMAVIRUSIT; korrupsionin dhe taksat e larta. Shqipëria e varfër dhe e papunë vazhdon të zhvatet nga Ramavirusi! Motoja e tij në 7 viteve “Vidh dhe takso!” nuk do të mund të gënjejë prapë shqiptarët. Aq më pak bizneset!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb