Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida tabaku, përmes një videoje të publikuar në ‘Facebook’, iu kujton kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, premtimet e bëra për shkolla të reja në vitin akademik 2020-2021.
Por, sipas ish-deputetes Tabaku, viti shkollor po nis, ndërsa shkollat janë ende të rrënuara. Për këtë arsye, Tabaku i quan Ramën e Ahmetajn gënjeshtar, pasi sipas saj, premtuan rindërtimin me zë dhe figurë përpara nxënësve, mësuesve dhe prindërve, sot heshtin.
Postimi i Tabakut:
Rama gënjen për të qeverisur dhe qeveris për të vjedhur shqiptarët. Viti shkollor po nis kurse shkollat janë ende të rrënuara. Kjo është e vërteta. Gënjeshtarët premtuan rindërtimin me zë dhe figurë përpara nxënësve, mësuesve dhe prindërve kurse sot heshtin.
Bashkëngjitur video me premtimet e pa mbajtura të Ramës për shkollat:
(BalkanWeb)