TIRANË

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku e cilëson kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij një dështim. Tabaku publikon një video me deklaratat e kryeministrit si dhe të dhënat për ekonominë, teksa thekson se Shqipëria pas 7 vitesh është më e varfër dhe pa të ardhme.

“Shqipëria mbas 7 viteve të qeverisura nga Rama është më e varfër, me më shume taksa, me konsum me të ulet në familje, me të ardhura më të ulëta. Shqipëria është e zbrazur, pa shpresë, pa të ardhme! Rama është dështim dhe Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur!”, shkruan Tabaku.

Tabaku Fb
Tabaku Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb