TIRANË

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku akuzon qeverinë se po gënjen njerëzit tani që ata kanë më shumë nevojë se kurrë për shtetin dhe se në vend të lehtësoje biznesin, rrit taksat.

Tabaku shkruan se në kundërshtim me gënjeshtrat e Ramës dhe Veliaj, biznesi i vogël vazhdon dhe paguan taksat një më një, me përjashtim të Tatim Fitimit që u shty në kohë pas pas këmbënguljes së vazhdueshme të opozitës.

Sipas saj, sot në kohë emergjence dhe krize kombëtare, biznesi i vogel njëkohësisht duhet të paguajë taksa të rritura në raport me vjet.

“Kështu një biznes, një dyqan, duhet të paguajë 25 mijë lekë më shumë taksa, pra sa një rrogë minimale për një punëtor. Biznesi do të paguajë 11% më shumë se sa vjet ndonëse ekonomia në total do të zbresë sa 5% e GDP dhe konsumi pritet të zbrezë më shumë se 11%”, shkruan Tabaku.

POSTIMI I TABAKUT
Qeveria gënjen- në vend të lehtësoje biznesin, rrit taksat
Qeveria po genjen njerezit tani që ata kanë më shumë nevojë se kurrë për shtetin.

Ndërkohë që kryeministri u thotë shqiptarëve se ai ua ka falur taksat biznesit të vogël dhe pseudokryetari i bashkisë si një kopjac e pohon kete, e verteta eshte krejt e kunderta!!

Në kundërshtim me gënjeshtrat e Ramës dhe Veliaj, biznesi i vogël vazhdon dhe paguan taksat një më një me përjashtim të Tatim Fitimit që u shty në kohë pas pas këmbënguljes së vazhdueshme të opozitës.

Për më tepër, SOT në kohë emergjence dhe krize kombëtare, biznesi i vogel njëkohësisht duhet të paguajë taksa të rritura në raport me vjet.

Kështu një biznes, një dyqan, duhet të paguajë 25 mijë lekë më shumë taksa, pra sa një rrogë minimale për një punëtor. Biznesi do të paguajë 11% më shumë se sa vjet ndonëse ekonomia në total do të zbresë sa 5% e GDP dhe konsumi pritet të zbrezë më shumë se 11%.

Qeveria i kërkon këtij biznesi të paguajë taksa më shumë megjithëse ka 2 muaj që nuk hap qepenat fare. Në vend që të ndihmojë njerëzit dhe bizneset të përballojnë krizën, qeveria i gënjen dhe ju rrit taksat atyre.

Të rrisësh taksat në këtë periudhë emergjence nuk është vetëm kundër logjikës së tregut, të rrisësh taksat sot eshte kriminale!!

Mbi 500 mijë shqiptare të punësuar në sektorin privat që sot janë të mbyllur kane humbur rrogen e tyre mujore. Ata jo vetem nuk po marrin asgje nga shteti, por biznesi vazhdon të taksohet madje edhe ti shtohen taksat!

Shqiptarët po kalojnë një situatë shumë të vështirë dhe janë braktisur nga shteti. Shqiptarët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe të ndihmohen ekonomikisht sepse kanë paguar taksa këto 7 vjet. Ndaj ata sot më shumë se kurrë duhet të kenë mbeshtetjen e shtetit, kjo është një e drejtë që ju takon.

Fatkeqësisht, qytetarët shqiptarë nuk po vuajnë vetëm nga virusi por dhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar..

Whatsapp Image 2020 04 23 At 12.17.37
Whatsapp Image 2020 04 23 At 12.17.37

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: