TIRANË

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se Shqipëria nuk përfitoi asnjë investim apo projekt nga vijimi i Samitit të Berlinit.

Ajo rendit të gjitha përfitimiet e vendeve të tjera në rajon, ndërsa shprehet se Shqipëria nën qeverisjen e kryeministri Edi Rama ka njohur vetëm “dështime ekonomike”.

Postimi i Tabakut:

“Shqiperia e Rames nje deshtim ekonomik! Procesi i Berlinit qe nisi si nje mundesi e arte per vendet e Ballkanit perendimor per tu integruar dhe per te perfituar financiarisht, fatkeqesisht nuk ka pasur perfitime per qytetaret shqiptare! Qeveria shqiptare ne mungese te plote serioziteti, ne paaftesi, mungese vullneti politik por dhe e painteresuar per projekte qe prekin njerezit e qytetaret nuk ka perfituar asnje projekt infrastrukturor nga Samiti i Poznan. Te gjithe fqinjet tane kane aplikuar e fituar, por qeveria jone gjykon qe me mire te jape PPP e koncesione se te pefitoje fonde te BE. Deri me sot kane nenshkruar 2,2 mld Euro koncesione e nuk marrin mundimin te paraqesin nje dokument te vetem per te perfituar grante, te cilat ia lehtesojne frymen buxhetit te stermunduar te Shqiperise nga koncesionet abuzive dhe ua lirojne pak frymen shqiptareve nga taksat e larta si dhe jane nje hap me shume per te integruar rajonin me BE.

Konkretisht, ne kete Sumit u miratuan 9 projekte me nje vlere totale 728 mln Euro dhe me financim BE 180 mln euro qe do te sjellin investime prej 2,5 mld euro!

Projektet:

BOSNJA DHE HERCEGOVINA (96,8 mln Euro) Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2. Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2 – Medakovo. Korridori Mediteran Vc, nën-seksioni Poprikusë – Nemila. SERBIA (13,1 mln Euro) Korridori Trans-Ballkanin i Energjisë, 400kV linja Obrenovac – Bajina Bašta.

KOSOVA (27,4 mln Euro)

Korridori Orient/East-Med: linja hekurudhore 10. MAQEDONIA E VERIUT (42,7 mln Euro)

Korridori Orient/East-Med: rruga 6a: rruga motorike A4, Shkup-Bllacë. Interkonekcioni i gazit Maqedonia e Veriut – Greqi. Korridori Orient/East-Med: Linja hekurudhore Maqedonia e Veriut – Serbia. Stacioni i përbashkët Hekurudhor Tabanovce. Integrimi Europian kerkon seriozitet, rezultate, perkushtim e kerkon plotesim kriteresh! Asgje nuk do te realizohet sa te jete ne krye Edi Rama! Do te vazhdoje te jape tendera e koncesione korruptive, do vazhdoje lidhjet me krimin e inkurajoje trafikun e droges por asnje dite te vetme nuk do te punoje per Shqiptaret! Asnje hap pas per te zhvilluar e integruar Shqiperine!”-  shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: