Në intervistën e pas ndeshjes trajneri i Tiranës, Mirel Josa, ia ka hedhur fajin ndërprerjes së ndeshjes ditën e djeshme për mosfitimin e këtij takimi.

“Normalisht dje na prishi shumë punë mënyra se si u ndërpre ndeshja. Dje skuadra kishte ritëm tjetër dhe sot nuk u futëm në ritmin që kërkonim”.

Duke komentuar 27 minutat e luajtura sot, Josa tha se Partizani i interpretoi më mirë, ndërsa bardheblutë nuk dolën në lojën e tyre. “Partizani e interpretoi më mirë këto minuta, sepse luajti me topin e gjatë. Ne donim të dilnim në sulm gradual, por nuk patëm mundësi”, theksoi më tej trajneri.

I pyetur për ndeshjen e ardhshme në Vlorë përballë Flamurtarit, ai i cilësoi kuqezinjtë si një ekip shumë i fortë, ndërsa theksoi se nuk ndihej i keqardhur për ndeshjen e sotme, pasi ka derbi të tjerë që mund të fitohen.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: