Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka dhënë prononcimin e tij për mediat pas fitores 1-0 ndaj Kastriotit.

“Patëm fatin që të zhbllokonim rezultatin shumë shpejt. Kjo falë aftësive tona. Jami i kënaqur për këtë ndeshje, sepse është një skuadër që mbrohet mirë. Gjë që ne nuk e kemi treguar në ndeshjet e tjera. Kemi pësuar shumë gola. Sot pashë një skuadër më të përqendruar. Duhet të punonim mirë në daljet përpara.

Kur ke përpara një skuadër si Kastroti, që e ka treguar veten, që donte të shënonte duhet të ishim treguar më të vëmëndshëm në pasin e fundit. E rëndësishme ishte që skuadra të kthehej te fitorja.Jo se unë nënvlerësoj humbjen me Egnatian, por mënyra se si ata fituan ishte një hap mbrapa. Lojtarët e mi duhet të japin shumë më tepër rëndësi qoftë vlerave të kundërshtarit, qoftë aftësive të tyre. Ne sot shfaqëm disa probleme, sidomos në mesin e fushës. Nga Jonuzi më tepër. Problemi është te mentaliteti që kemi ne për mënyrën se si do të mbrojmë dhe për mënyrën se si do të sulmojmë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb