Trajneri  i Vllaznisë, Mirel Josa ka dalë para mediave pas barazimit 1-1 ndaj Teutës.

“Çfarë mund të them për skuadrën. Filluam një lojë të barabartë. I gjithë problemi ishte se humbëm disa dyluftime në mesfushë. Shënimi i golit ishte mjaft pozitiv për ne. Dolëm 2-3 herë në sulm dhe shënuam golin. Aty duhet të kishim qenë pak më të qetë.

Goli i dytë? Normale, edhe mund të kishim pësuar. Skuadrës s’mund t’i them që ishte e lodhur. Volum loje pati. U tregua në pjesën e dytë të lojës. Mund të shënonim me dy rastet që kishim me kokë. Kështu është futbolli. Kishim probleme në dyluftimet në mesin e fushës”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: