Atëherë kur Tirana dukej pa rival, e shkëputur me 6 pikë, për të ndezur edhe një herë garën ka menduar Vllaznia. Shkodranët thyen pastër 2-0 Kukësin, një ndeshje ku dominuan me lojë dhe rezultat. Kjo fitore vjen pikërisht përpara sfidës me bardheblutë, një shans i artë për të rikthyer edhe një herë kuqeblutë në garë me kohë të plotë për titullin kampion. Për momentin, Mirel Josa i gëzohet faktit që ekipi i tij është në një pozicion komod në lidhje me garën për të siguruar një vend në Evropë:

Herald Marku, autori i golit të parë, vlerëson këtë sukses përballë Kukësin, një fitore që i jep ekipit më shumë qetësi dhe besim për të përgatitur si duhet sfidën me Tiranën në “Loro Boriçi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb