Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka dhënë prononcimin e tij para ndeshjes me Erzenin në kampionat.

Rikthehet mungesa e vazhdimësisë.
Unë e thashë edhe më përpara që pas Laçit, është normale që skuadra të ketë entuziazëm. Problemi është që të mos na dëmtoi. Nuk mendoj se ndeshja me Bylisin u humb për këtë arsye por për mospërqëndrim në momente të vecanta. Duhet të ishim më të kujdesshëm që të godisnim kundershtarin. Nuk kishim shpejtësinë e duhur për të ndërhyrë në zonën kundërshtare duke patur edhe vendosje të gabuar.

Problemi i dëmtimeve.
Ndeshjet janë nga 4-5 ditë, kalendar i ngjeshur. Është një problem që e kemi pasur edhe përpara. Rikuperuam Juric, më saktë e futëm përpara pasi ishim të detyruar. Problemi i dëmtimeve nuk vjen vetëm nga stërvitja por edhe nga sa i kujdesshëm është lojtari për të ruajtur veten.

Çdo skuadër ka problemet e veta, për mua nuk ndikojnë fare. Kërkoj të jenë të gatshëm të gjithë por stabilitetin e ruaj me lojtarët që kam dhe jam i kënaqur me impenjimin e tyre. Nuk dua alibi kur humbim pikë dhe të thuhet se skuadra nuk vlerësoi ndeshjen. Të gjithë skuadrat duan pikë dhe ne duhet të shohim veten tonë.

Vllaznia në gjysmën e parë të kampionatit.
Skuadra ka bërë mirë, kishte shumë momente që mund t’i shfrytëzonim më mirë që mund të na jepte mudnësi për të parë përpara. Por kemi marrë pikë me ndeshje të vështira në letër dhe kemi lënë pikë në ndeshje që nuk na shkonte ndërmend.

Asnjë fitore me Erzenin.
Cdo ndeshje e përgatisim për ta fituar dhe do shkojmë të bëjmë një ndeshje kampionati.

Merkato.
Ia kam lënë në dorë klubit. Kemi bërë disa orvatie të tjera për të marrë lojtarë por sic ka qenë problemi i Adilit që iu bë oferta dhe palët nuk ranë dakord. Për mua është çështje e mbyllur. Nuk presim dicka tjetër por nëse dalin këto orët e fundit atëherë të shohim. Duam lojtarë që të jetë menjëherë gati.

Ndeshja.
Ndryshime mund të ketë, ka pasur ndeshje të ngjeshura por duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk do të thotë që një lojtar të mos luajë nesër dhe ka humbur vendin në formacion. Të gjithë duhet të jenë të gatshëm të luajnë.

Erzeni spikat me lojën e bukur. Do të jetë e vështirë?
Shumë e vështirë, Erzenin e pamë edhe me Tiranën sic na panë ato me Bylisin. Është një ekip me entuziazëm por edhe me cilësi brenda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: