Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur për mediat pas fitores 4-0 ndaj Teutës në kampionat.

“Periudha jo e mirë ishte për 5 ditë, ku humbëm 2 ndeshje. Nuk i kemi përmirësuar të gjitha me këtë fitore ndaj Teutës, që e zgjidhëm shumë shpejt. Më pëlqeu dëshira dhe grinta e skuadrës. Duhet të jemi të kujdesshëm nuk është se ka mbaruar faza e dytë e kampionatit. Të shohim si do shkojë në vazhdimësi. Morëm oksigjen në prag të festave dhe përfitoj nga rasti tu uroj të gjithëve gëzuar festat.Sot punoi gjithë skuadra për Kainën. Duhej të mbështetej më mirë, por këto janë gjëra që rregullohen në vazhdimësi.

Alivoda? Ai i ka aftësitë që të vertikalizojë, kur skuadra luan me tre sulmues. Duhet të mbushë hapësirat boshe. Ka treguar se çfarë mund të bëjë. Le ti tregojë vlerat e tij në fushën e lojës.

Objektivat e Vllaznisë? Jam me këmbë në tokë. Kjo fitore nuk na i heq problemet. Në këtë pauzë do të analizojmë të gjitha defektet.

Vllaznia nuk është stabël në paraqitje? Kur humbet pikë, jo detyrimisht luan keq. Me Egnatian kemi luajtur shumë keq, ndërsa Kastrioti na ndëshkoi vetëm me një rast të krijuar. Skuadra është në rrugë të mbarë. Kjo fitore nuk i shuan problemet. Lojtarët bëjnë atë që dua unë në fushë dhe kjo është pozitive”, ka thënë Josa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: