Mirel Josa është prezantuar si trajneri i ri i Kukësit. Tekniku I ka idetë e qarta se ku mund të arrijë skuadra nën drejtimin e tij në këtë sezon. “Ne do të mundohemi për Kupën e Shqipërisë, jemi në garë për vendin e dytë dhe tretë. Të përmirësojmë veten, dhe të shohim gabimet me ata që na dalin përpara. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbështetje sa më të plotë të skuadrës”, ka thënë Josa, i cili ka lënë të hapur mundësinë e afrimit të lojtarëve të tjerë në ditët e mbetura të merkatos së dimrit.

6. Josa Fillon Punen Prezantimi Te Merkuren, Tekniku Nis Stervitjen Me Kukesin
6. Josa Fillon Punen Prezantimi Te Merkuren, Tekniku Nis Stervitjen Me Kukesin

“Nuk dua t’i tregoj se do më kopjojnë. Bëj shaka. Edhe ekipi më parë kanë bërë lëvizjet e tyre me trajnerët brenda përbrenda për të riparuar gabimet. Planet do ti shikojmë në varësi të situatës dhe gjendjes së lotjarëve qoftë dy mbrojtësit që kanë ardhur,. Nuk do të thotë se këta lojtarë që do vijnë do i fusim direkt për të ndryshuar skuadrën. Nuk jemi në fazë përgatitore për të pritur përmriësimin e gjendjes fizike. Duhet të kemi dhe fat për gjendjen e tyre fizike dhe mënyrën si sillen në fushë. Kam biseduar për afrimin e lojtarëve. Brenda nuk mund të sugjeroj dhe përpara një jave që do sjellë këta lojtarë. Këtu flasim për klub dhe interesa ekonomike të klubit. Do të shikojmë për lojtarë nga jashtë që janë në gjendje të mirë sportive. Kalimi te Kukësi ishte rastësi. Futbollistëve u thashë dje që të jemi të sinqertë”, ka vijuar trajneri i Kukësit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: