Vllaznia do të përballet me Kukësin me 7 shkurt, në ndeshjen që shkon për llogari të Superligës. Trajneri i shkodranëve, Mirel Josa ka vlerësuar në maksimum kundërshtarin, duke thënë se kuksianët kanë bërë mirë vitet e fundit.

Zoti Josa, Kukësi nesër në Shkodër, një Kukës që po rritet nga java në javë.

Është ndeshje shumë e rëndësishme, jo për faktin se Kukësi po rritet, por se po luajmë me Kukësin. Është një skuadër që i ka dhënë tonin futbollit gjatë viteve të fundit. Ne personalisht duhet të shohim veten tonë ku jemi dhe objektivat për të shkuar më lart. Normal që Kukësi është riformuar këtë periudhe të lëvizjes së lojtarëve. Kanë ditur të marrin rezultate. Ndeshje e rendesishme. Te gjitha ndeshjet i shoh në perspektivën e së ardhmes.

Pas kualifikimit në Kupë dhe një fitore nesër me Kukësin duket se i lë pas ato humbjet dhe paraqitjet e dobëta.

Kualifikimi në kupë nuk merrem më, thjesht di që pas një muaji do të luajmë me Partizanin. Tani jemi të përqëndruar tek ndeshja me Kukësin pastaj do të shikojmë ndeshjen me Tiranën.

Si është gjëndja emocionale e skuadrës pasi vjen nga dy humbje rradhazi?

Ne kemi ditur edhe ndeshjet e tjera kemi pasur humbje, halucinacione. Kemi ditur te rikuperojme, lojtarët më kanë dhënë besim të plotë për vazhdimësinë. Nuk e mbaj mendjen te dy humbjet, por e mbaj mendjen tek ndeshja neser, është komplet ndryshe.

Vllaznia është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë shtëpi. Fakti që do luajë dy ndeshje rradhazi është diçka pozitive?

Ju po flisni për grumbullim pikësh, por nuk i shoh dy ndeshje rradhazi por shoh vetëm një. Pas ndeshjes me Kukësi do shohim ndeshjen tjetër që luajmë me Tiranën.

Ka lajme pozitive për rikthimin e lojtarëve të dëmtuar apo janë ende të pamundur?

Ju i dini shumë mirë problemet që i kemi pasur gjatë kësaj periudhe, edhe problemet që i kemi pasur para kësaj periudhe. Kemi ekuilibruar këto gjëra edha janë ekuilibruar falë oreksit edhe falë gatishmërisë që kanë patur lojtarët që kanë qenë në këtë gjendje. Ne përsëri kemi dy lojtarë jashtë. Kemi një Boshnjak i cili është në dyshim, është stërvitur, por që të vijë në gjendjen e lojtarëve që janë në lojë do punë. Kemi një Latif që është stërvitur pa probleme do të shohim si do të veprojmë nesër. Por do të kem lojtarë që më janë përgjigjur gjatë kësaj periudhe, qoftë ndeshjeve që kemi humbur qoftë atyre që kemi fituar.

A është më e favorizuar Vllaznia duke qenë se Kukësi është në vend të 8-të?

Jo, jo aspak. Nuk ka favorizim, në kampionat shqiptar nuk ka favorizim. Unë e shoh favorizim impenjimin që do të ketë skuadra që do të mbaruar punë ndeshjen e nesërme. Pas ndeshjes do të nxjerrim konkluzione.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb