Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho po shqyrton mundësinë e “peshkimit” te Chelsea.
Portugezi transferoi Nemanja Matic nga Stamford Bridge verën e kaluar dhe tani është i vendosur të lëvizë sërish për një tjetër lojtar.

Don Balon shkruan se trajneri i ka kërkuar shefave të klubit të transferojnë mbrojtësin e Chelseat, Marcos Alonso.

Produkti i Akademisë së Real Madridit ka krijuar një reputacion si një nga mbrojtësit më të mirë të Ligës Premier që nga kthimi transferimi nga Fiorentina për 24 milionë funte.

Dhe duket se referenca e Mourinhos për mbrojtësin e krahut të majtë ka bindur Unitedin se ai është një nga lojtarët që duhet të transfeohet.

Mourinho beson se zyrtarët e klubit nuk do të tërhiqen edhe nëse Chelsea kërkon 80 milionë euro për spanjollin, shkruan tg.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 59 paraqitje dhe ka shënuar 12 gola në të gjitha garat e skuadrës angleze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb