Është periudhë merkatoje dhe situata mund të ndryshojë shpejt, lajmet që vijnë janë të ndryshme, nga burime të ndryshme. Prej ditësh është folur se Marash Kumbulla nuk bën pjesë në planet e Romës, me verdhekuqtë që janë vënë në lëvizje për të gjetur në merkato një tjetër qendërmbrojtës, por ky fakt nuk do të thotë se mbrojtësi kuqezi do të largohet nga kryeqyteti.

Në media gjithashtu është folur këtë periudhë për një interesim të fuqishëm nga ana e Torinos, me ish trajnerin e tij Ivan Juric që e kërkon me insistim por sipas SerieANews.com mes palëve nuk ka pasur asnjë kontakt. Në sezonin që sapo u mbyll, Kumbulla u aktivizua në total në 28 ndeshje, madje shënoi edhe një gol.

Mourinho
Mourinho

Jose Mourinho me sa duket i qëndron besnik deklaratës së bërë përpara finales së Confernece Leafgue, Kumbulla për të nuk është në merkato, ka besimin e tij të plotë. Sigurisht merkato mbetet e hapur, por për momentin as Mourinho, as drejtuesit e klubit e as vetë Kumbulla nuk kanë plan të ndahen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb