Anthony Joshua është boksieri që po e çon në një tjetër nivel këtë sport madhështor individual. Britaniku 27-vjeçar së fundmi ka korrur fitore të mëdha, ku në 3 ndeshjet e fundit, 2 të fituara me nokaut, ka sjellë në arenat e boksit afërsisht 250 mijë spektatorë.

Me 29 prill të 2017 në “Wembley Stadium”, stadiumi i kombëtares angleze u zhvillua sfida me Vladimir Klitschko-n. Të pranishëm ishin mbi 90 mijë persona për të mbështetur bashkëkombësin e tyre i cili zhvilloi një nga ndeshjet më madhështore të ringut për peshat e rënda.

Në ndeshjet pasardhëse, të zhvilluar më 28 tetor të 2017, Anthony Joshua fitoi me një tjetër noakut, por këtë herë mundi boksierin franko-kamerunas Carlos Takam. Këtë herë boksierët goditën njëri-tjetrin në stadium ‘Priciplaity’ në Uells, me kapacitet 74 mijë e 500 vendesh.

Kujtojmë që në këtë stadium u luajt edhe finalja e fundit e “Champions League”, mes Real Madrid dhe Juventusit.

Ndeshja e fundit e fituar nga Joshua kundër Josep Parker u zhvillua sërish në ‘Pricipality’, duke e çuar afërsisht në 250 mijë spektatorë numrin e shikuesve në 3 ndeshjet e fundit të britanikut. Pavarësisht se nokauti i pritur nga të gjithë nuk erdhi, ‘përbindëshi’ britanik e fitoi ndeshjen me pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb