SERBI- Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç, ka thënë se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk do të ketë integrim në BE, njoftoi sot ‘InfoKosova’.

Ai në një intervistë për Tanjug, kësaj radhe, përveç Kosovës, ka përmendur edhe çështja e Bosnje e Hercegovinës.

Jovanoviç, kohë më parë ftoi elitën politike në Serbi që “sa më shpejtë ta njohin Kosovën, pasi ky është kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE”.

Ai ka thënë se “Serbia duhet të ndalojë refuzimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”.

“Në Serbi duhet të largohen raportet e urrejtjes me Kosovën, më shpejtë se sa kërkohet nga BE-ja, pasi nga ky normalizim i rajonit, varet e ardhmja”, ka thënë kreu i liberalëve serbë.

“Kjo do të thotë që, Serbia sa më shpejtë ta jep pëlqimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB, më pas shtimi i njohjeve, do të ishte njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim në BE. Ndërsa për politikën vendore, ndërprerjen e krijimit të atmosferës së urrejtjes dhe marrëzive të viteve të nëntëdhjeta”, ka thënë Jovanoviç.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb